Council of Europe

Georg Eckert Institute

The Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe, CDRSEE

Oxford University Press, OUP

The British Museum

European Association of History Educators, EUROCLIO

Center for Comparative Conflict Studies (CFCCS) at the Faculty of Media and Communication, Belgrade

Cumberland Lodge

Pse kjo uebfaqe?

New Perspektiva e ka krijuar këtë uebfaqe me metodologji shumë-perspektivëshe për dy arsye kryesore:

1. Kosova është shoqëri multietnike dhe sërish mësimdhënia/të mësuarit e historisë në shkolla bazohet në një qasje të vetme nacionale. Kjo qasje rrezikon t’i largojë komunitetet edhe më shumë dhe nuk e nxitë integrimin më të madh dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Metodologjia shumë-perspektivëshe do ta adresojë këtë qasje që është e gjymtë për nxënësit në shkolla.

2. Metodologjia shumë-perspektivëshe e mësimdhënies/të mësuarit së historisë i aftëson nxënësit ta vënë në pyetje dhe analizojnë historinë nga një perspektivë më e gjerë. Nga ana e saj, kjo metodologji i zhvillon ata si qytetarë më të përgjegjshëm. Ata mësojnë t’i dallojnë faktet prej interpretimeve. Nuk e shohin historinë si diçka që duhet të memorizohet – të memorizosh nuk është të mendosh.

Ky problem nuk është i veçantë për Kosovën. Është po ai që u shfaq shpejt pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të 1990. Në ish-Jugosllavi theks më i madh i ishte vënë përvojave të ngjashme historike dhe fatit të përbashkët historik të sllavëve jugorë. Identitetet e reja që dolën nga konfliktet e viteve 1990 dhe shpërbërja e Federatës Jugosllave, e theksojnë papërputhshmërinë absolute dhe dallimet në mes ish-bashkëqytetarëve. 1 Historia është politizuar tejmase. Megjithatë, ka pasur ca ndryshime dhe hapje ndaj perspektivave më të gjera që kanë rezultuar zakonisht nga intervenimi ndërkombëtar. Këshilli i Europës, Instituti Georg Eckert, Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore, Friedrich Ebert Stiftung dhe Asosiacioni Europian i Edukatorëve të Historisë, EUROCLIO, janë disa nga faktorët ndërkombëtarë që janë përpjekur ta rrisin vetëdijësimin dhe të intervenojnë. Pavarësisht punës së tyre të admirueshme, ndryshimi ka qenë i ngadalshëm dhe në Kosovë vetëm sa po fillon.

As nuk është se problemi i historisë një-perspektivëshe gjendet vetëm në Ballkan. Në Europë, koncepti i “shumë-perspektivshit” hyri në diskursin e mësimdhënies së historisë në 1970. Pas 1989, kur përfundoi Lufta e Ftohtë, ky koncept u përdor më gjerë pasi që historia u desh të rishkruhej dhe të mësohej ndryshe pas rënies së komunizmit meqë shtetet europiane po bëheshin më diverse etnikisht dhe për shkak të zhvillimeve të tjera sociale.

Diskursi i ri politik e pranoi se nxënësit në shkolla duhet t’i përvetësojnë aftësitë e analizimit, interpretimit dhe sintetizimit të dëshmive të marra nga një varg burimesh primare dhe sekondare. U pranua seç herë e më shumë se historia ishte ligjëruar nga perspektiva mono-kulturore, etnocentrike, përjashtuese dhe jo gjithëpërfshirëse dhe ishte bazuar në supozimin se narrativa nacionale përputhej me historinë e grupit më të madh nacional, linguistik apo kulturor. Filloi të vihej re që shkollat duhej të bënin më shumë për t’i përgatitur të rinjtë për jetë në një botë të karakterizuar nga diversiteti etnik, kulturor, linguistik dhe religjioz.2

New Perspektiva e ka themeluar këtë uebfaqe si pikë referimi për mësuesit dhe studentët. Ne do të donim që nxënësit në veçanti të jenë të vetëdijshëm rreth një mënyre tjetër të të kuptuarit të historisë dhe t’u japim atyre një burim që mund t’i qasen pavarësisht. Kemi ofruar shembuj dhe sugjerime të ndërlidhura me historinë e përbashkët të Kosovës dhe rajonit fqinj të saj. Uebfaqja nuk ka për qëllim të tregojë se historia e kujt është e vërtetë apo e gabuar, por të tregojë se historia zakonisht ka shumë aspekte dhe të vërteta.

 

1. [ONCE UPON A TIME… WE LIVED TOGETHER – Joint work in a multiperspective approach – Katarina Batarilo-Henschen (Georg Eckert Institute for International Textbook Research)  file:///C:/Users/HP/Downloads/Evaluation-Euroclio-workbook.pdf]

2. [Council of Europe, Multiperspectivity in history teaching: a guide for teachers Dr Robert Stradling, 2003. https://rm.coe.int/1680493c9e]

Çka është qasja shumë-perspektivëshe ndaj historisë?

Nuk është se ka ndonjë definicion të qartë, por mendojmë se ky në vijim është i mirë: Është një proces, “një strategji e të kuptuarit”, përgjatë të cilës e marrim parasysh një perspektivë tjetër ose perspektivat e të tjerëve përveç tonës. Do të thotë të jemi të aftë dhe të gatshëm ta shohim një situatë nga një perspektivë tjetër.

Pse duhet ta konsiderojmë përdorimin e kësaj metodologjie për ta mësuar historinë?

– qasja një-perspektivëshe është përjashtuese dhe kufizuese. Nxënësit nuk mësojnë se ekziston një mori mënyrash për t’i parë ngjarjet dhe situatat historike, p.sh. pjesëmarrësit dhe dëshmitarët e ndryshëm e shohin ngjarjen ndryshe. Kjo qasje nuk u u jep mundësi ta kuptojnë sjelljen njerëzore në kontekst më të gjerë.

– në një shoqëri multietnike, të mësuarit e historisë duhet t’u ndihmojë studentëve me prapavija të ndryshme nacionale të kuptojnë se secila palë mund të ketë tjetër këndvështrim. Kjo duhet t’u ndihmojë ta kenë një të kuptuar të përbashkët për një ngjarje, por jo domosdoshmërisht ta pranojnë këndvështrimin tjetër.

– I zhvillon shkathtësitë e mendimit kritik të nxënësve. Ata mësojnë t’i dallojnë faktet prej interpretimeve. Nuk e shohin historinë më si diçka që duhet të memorizohet – të memorizosh nuk është të mendosh.

– Kjo qasje synon t’u ndihmojë studentëve të mësojnë se si të analizojnë, interpretojnë dhe t’i sintetizojnë dëshmitë e marra nga një varg burimesh primare dhe sekondare.

– Për shkak të të gjitha këtyre arsyeve, Këshilli i Europës ka përvetësuar një qëndrim të fortë ndaj qasjes shumë-perspektivëshe. Këshilli deklaroi në Rekomandimet e tij të vitit 1996 mbi Historinë dhe të Mësuarit e Historisë në Evropë se metodologjia shumë-perspektivëshe e mësimdhënies do t’i inkurajonte studentët ta respektojnë diversitetin dhe dallimet kulturore. Tha se “historia ka një rol kyç në Europë… mund të jetë forcë për ndarje, dhunë apo mostolerancë, nëse nuk mësohet kujdesshëm.”3

Struktura e uebfaqes

Uebfaqja e shikon historinë Kosovaro-Serbe nga tri perspektiva; perspektivat e teksteve shkollore të shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë dhe Serbi dhe vështrimet e historiaëve, komentuesve, vrojtuesve të tjerë që kanë hulumtuar dhe kanë shkruar për këto ngjarje historike.

Burimet e këtyre tri teksteve përfshihen brenda teksteve. Uebfaqja po ashtu ofron një përmbledhje për secilën ngjarje historike duke u bazuar në tri perspektivat e dhëna. Kjo përmbledhje është sugjerim gjithnjë i hapur ndaj diskutimit dhe debatit, si dhe ndaj perspektivave tjera. Ajo do t’u mundësojë nxënësve të lidhen më shumë me nxënësit e komuniteteve tjera, t’i nxisë të pyesin se çka thonë tekstet e tyre shkollore dhe ta lehtësojë mirëkuptimin e ndërsjellë më të gjerë.

Kërkesa jonë ndaj lexuesve

Shpresojmë që kjo uebfaqe të jetë e dobishme dhe interesante për ju. Ky është një portal live dhe do të përditësohet kur të jetë e zbatueshme.

Ne mezi po presim ta dimë çfarë mendoni. Ju lutemi t’i ndani me neve komentet dhe sugjerimet tuaja!

Qershor 2017

3. [http://assembly.coe.int/nw/xml/XRef/Xref-XML2HTML-en.asp?fileid=15317&lang=en]

Prezantimi në power-point për studentët që shpjegon metodologjinë multi-perspektivëshe të historisë duke përdorur shkrimin e një eseu historik rreth ndërhyrjes së NATO-s në 1999

Mësimdhënia shumë-perspektivëshe e historisë

New Perspektiva në gusht 2019 zhvilloi një kurs trajnimi për metodologjinë shumë-perspektivëshe të mësimdhënies së historisë për mësuesit e historisë së shkollave të mesme të Kosovës. Chris Culpin dhe Michael Riley e zhvilluan kursin dhe trajnuan pjesëmarrësit. Ata janë të dy mësues të historisë, autorë të librave shkollorë, anëtarë të Euroclio dhe ish-drejtorët e Projektit të Historisë së Shkollave Britanike (http://www.schoolshistoryproject.co.uk/).

 Bashkangjitur janë katër prezantime në Power Point dhe kartat e trajnimit të përdorura gjatë kursit trajnues dy-ditor. Prezantimet në Power Point janë vetëm në anglisht. Përkthimet shqip do të bëhen më vonë.

History Teacher Training – Why do we teach history?

History Teacher Training – How should we use sources?

History Teacher Training – What is significant history?

History Teacher Training – Planning an Enquiry focusing on Interpretations