Beteja e Kosovës 1389
Në tekstin vijues paraqesim segmente nga veprat e shkruara pas Betejës së Kosovës. Ato përshkruajnë në të njëjtën mënyrë zhvillimet para, gjatë dhe pas asaj beteje. Janë cituar autorë nga vende dhe kohë të ndryshme për të mundësuar një pasqyrë të duhur rreth rëndësisë dhe ndikimit politik të betejës. Mavro Orbin nga Republika e Raguzës në bregun e Adriatikut ishte autori i librit me ndikim, The Realm of the Slavs (1601)
“Në atë kohë, perandori turk, Sulltan Murat, mbërriti nga Anadolia. Duke sjellë me vete tridhjetë mijë luftëtarë, ai depërtoi në krahinat që ishin nën sundimin e mbretit Llazar dhe të dhëndrit të tij Vuk. Të dy, Lazari dhe Vuk, po ashtu mblodhën shumë ushtarë këmbësorë dhe kalorës për ta luftuar atë. Por, pasi e kuptuan se nuk mund t’i afroheshin, ata nuk guxuan të hyjnë në fushën e betejës, por lëviznin në një distancë nga ushtria e armikut, nëpër kodra dhe vende më të sigurta.
Prandaj, kur Murati kuptoi se nuk mund t’i mposhte ata, shkoi dhe arriti pranë Prishtinës. Meqënëse nuk mundi t’i pushtonte ata me një sulm stuhi, qëndroi aty rreth një muaj, pa ndonjë dëm të rëndësishëm në atë rajon. Pastaj u kthye në krahinat e tij “(Mavro Orbin).
“Pas kësaj, Mbreti Llazar dhe dhëndri i tij Vuk, duke përdorur të dërguar diplomatikë (“Poklisars”), bënë një marrëveshje me Muratin. Ata ranë dakord të paguajnë një vlerë të caktuar kompensimi, dhe në rast nevoje, edhe një mijë burra të armatosur “(Mavro Orbin).
Kronika e Dubrovnikut nga shekulli i XV-të thotë: «Në vitin 1389, më 15 qershor, në ditën e Shën Vitus (“Vidovdan”), të marten, u zhvillua një betejë midis serbëve dhe perandorit turk. Nga ana serbe ishin: Llazari, Mbreti Serb, Vuk Brankoviqi dhe Duk Vlatko Vukoviqi. Dhe vdekja e madhe erdhi, si për serbët edhe për turqit, dhe disa pak prej tyre u kthyen; Perandori Murat u vra, mbreti serb po ashtu. Askush nuk ishte fitimtar, as turqit, as serbët, pasi qe një tragjedi dhe vdekje e madhe. Beteja u zhvillua në Fushën e Kosovës.
“Dhe kur beteja u zhvillua, kishte rrapëllimë e zhurmë aq të madhe sa që vendi i betejës po lëkundej. Dhe aq shumë gjak u derdh, sa mund të shiheshin gjurmët e këmbëve të kuajve në gjakun e derdhur, dhe kishte të vdekur të panumërt, dhe gjithashtu Amiri, Mbreti Persian u vra. Dhe pastaj edhe ky njeri i mrekullueshëm, mbreti i shenjtë Lazar. “(Letra historike për Mbretin Llazar).
