Shpronësimi e shpërngulja e shqiptarëve dhe kolonizimi me sërbë
Kolonizimi i viseve jugore
Dekreti për Kolonizimin e Viseve Jugore, për të cilin folëm paraprakisht sot hyn në fuqi. Për zbatimin e tij Ministrisë së Reformës Agrare i është miratuar kredi prej 20 milionë dinarë. Kështu më në fund çështja e tejzgjatur është hequr nga rendi i ditës. Por krahas gjithë kësaj, interesimi i atyre që dëshironin dhe kërkonin t’i popullojnë këto vise duket se u zvogëlua plotësisht, duke gjykuar sipas numrit të vogël të kërkesave për kolonizim. Gjithashtu as numri ipersonave tanimë të vendosur nuk ishte aq i madh, mbi të gjitha rreth katërmijekatërqind persona. Deri tani kryesisht kolonët janë shpërndarë në rrafshinën pjellore të Metohisë, pastaj në Kosovë dhe më në fund të rrethinën e Kumanovës dhe të Tetovës. Përpjekja për vendosjen në vendet e kultivimit tëvreshtave rreth Tikveshit dhe rrethinës së Bregallnicës nuk pati sukses për shkak të malaries që atje është e shpeshtë dhe e fuqishme. Gjithashtu as zonat e populluara me popullsi me element të pastër shqiptar nuk ishte e mundur që të kolonizohen. Kolonët e gjertanishëm në viset jugore tanimë i kanë themeluar kooperativat e tyre bujqësore, të cilat ishin paraparë me dekretin e mëhershëm. Edhe më tej këtyre kooperativave do t’u ndahet ndihmë në këste dhe nga 100 mijë dinarë por me kusht që kreditë e ndara të shpenzohen për ato qëllime që janë paraparë me dekret. Në rast të kundërt, dhënia e ndihmës do të ndërpritet. E njëjta gjë vlen për kolonët e rinj, të cilët krahas kooperativave bujqësore dhe të Vardarit, duhet të themelojnë dhe bashkësi agrare, të cilave Ministria e Reformës Agrare do tua garantojë pagesën e kredive të shpenzuara.
Gazeta “Politika”, Beograd, 20 nëntor 1920
Problemi i Zhvendosjes së Shqiptarëve nga Jugosllavia
Përvoja e dëbimit dhe emigrimit të shqiptarëve nga Serbia para vitit 1920 shihej si shembull për politikën e mëvonshme në Jugosllavi. Dimitrije Bogdanoviç argumenton se largimi i turqve dhe shqiptarëve muslimanë nga Serbia në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe gjatë luftërave ballkanike ishte spontan. Ata u larguan sepse nuk ishin të sigurt të jetonin nën sundimin e krishterë dhe për shkak se kishin frikë nga hakmarrja. Ndërmjet viteve 1910 dhe 1920 reduktimi i popullsisë ishte kryesisht për shkak të emigrimit të shqiptarëve dhe jo humbjeve në luftëra. Numrat e përfshirë ishin relativisht të vegjël, rreth 40,000 nga 1921. Autoritetet turke ishin bashkëpunëtorë për të ndihmuar në lehtësimin e largimit të popullsisë shqiptare.
Dimitrije Bogdanovic, Knjiga o Kosovu, 1986