Origjina e Shqiptarëve
Pothuajse nuk ka popull, që të mos jetë objekt debati për sa i përket origjinës dhe emrit të vet. Autorët në jo pak raste kanë pikëpamje kontradiktore dhe shpeshherë me elemente imagjinare.
Daniel Farlati: “Të parët e pellazgëve e kanë prejardhjen dhe emrin nga pellazgu Hyll, djalë i Pellazgut Herkul”.
Daniel Farlati. Illyricum Sacrum. Vepër në latinisht. 1751.

Skender Blakaj. Skënderbeu. Prishtinë, Arbi, 2006.
Herodoti, Historia vepra I.
“Çfarë gjuhe flisnin pellazgët është një çështje për të cilën nuk mund të them asgjë…ata banonin në tokën e quajtur Thesali dhe nëse këtyre u shtohen edhe pellazgët që kanë formuar Plakienë dhe Skylakenë në Helespont dhe që kanë banuar me athinasit e në qytete të tjera del se pellazgët kanë pasur gjuhë barbare”.
Straboni, Geographica
“Sa për pellazgët, pothuajse të gjithë janë të mendimit se ishin fis i vjetër i përhapur në të gjithë Helladën”.
Selim Islami. Ilirët dhe Iliria te autorët antikë. Tiranë, Toena, 2002.

Harta e fiseve dhe shteteve ilire (ASHAK. Harta Arkeologjike e Kosovës I. (Prishtinë, ASHAK, 2006), 17.
“Shqiptarët janë banorët e autoktonë të Ilirisë, Epirit e të Maqedonisë dhe një nga racat më të vjetra në Evropë”.
Morton F. Eden. Shqipëria pakënaqësitë e saj dhe origjina e tyre. (Tiranë, Infbotues, 2011), 15.
“Gjithë albanologët janë të mendimit se emërtimi i moçëm i kombit të shqiptarëve, arbën-esh ose arbër-esh e ka prejardhjen prej fisit Alban-oi, të cilin e përmend gjeografi Ptolemeu në shek. II pas Krishtit.”
Aristotel Mici. Prejardhja e emrit shqiptar. (Tiranë, Dudaj, 2012), 7.

Instituti Suedez i Gjuhëve (1975). Degëzimi i gjuhëve indoevropiane, ku shqipja është vendosur e para. Skender Blakaj. Skënderbeu. (Prishtinë, Arbi, 2006), 24.
“Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohë së lashtë të Ballkanit, ajo ishte gjuhë e veçantë indoevropiane. Një pjesë e elementeve gjuhësore ilire si emra vendesh, fisesh e njerëzish gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe”.
ASHASH. Historia e Popullit Shqiptar I.(Tiranë, Toena, 2002), 53.
Kufijtë e Dardanisë shekujt IV-I Para Krishtit Edi Shukriu. Kosova Antike. Prishtinë. (Muzeu i Kosovës, 2004), 92.
“Mbretëria Dardane doli në skenën historike në shek. IV para Krishtit. Etimologjia e emrit dardan lidhet me fjalën shqipe dardh-a që do të thotë vendi i dardhave.”
ASHASH. Historia e Popullit Shqiptar I. (Tiranë, Toena, 2002), 144.
“Territori i Dardanisë paraurbane shtrihej më parë midis lumenjve Drilon (Dri), Brong/Margus (Moravë), Timacus (Timus), Axios (Vardar) dhe Astribo (Breagllnicë), më pas shteti dardan u fuqizua dhe zgjeroi territorin e tij”.
Edi Shukriu. Kosova Antike. Prishtinë. (Muzeu i Kosovës, 2004), 31.

SHTRIRJA TERRITORIALE E FISEVE ILIRE

Rrugët në Periudhën Romake në Kosovë
Edi Shukriu. Kosova Antike. Prishtinë. (Muzeu i Kosovës, 2004), 101.

Dokumentar për ilirët nga Marin Mema “Gjurmë shqiptare”
Kol Marku dokumentar “Dardanët”
Ulpiana-qytet antik në Dardani shek. II pas Krishtit

Medalioni i perandorit Prob, viti 278, Ulpianë
Labirinti Rrethor i Smirës, i cili është përfytyrim i dardanëve për ciklin e jetës dhe rendin kozmik


Ajo që është ndoshta referenca më e hershme e shkruar për shqiptarët gjendet në një tekst të vjetër bullgar të përpiluar rreth fillimit të shekullit të njëmbëdhjetë. Ajo u zbulua në një dorëshkrim serb datuar më 1628 dhe u botua për herë të parë në vitin 1934 nga Radoslav Grujic. Ky fragment i një legjende nga koha e Car Samuelit përpiqet, në një formë “pyetje dhe përgjigje”, të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve. Ajo e ndan botën në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe në tre kategori fetare: Ortodoksë, gjysmë besimtarë (d.m.th. krishterë jo-ortodoksë) dhe jo besimtarë. Edhe pse serbët nuk përmenden, shqiptarët, ende një konglomeratë e vogël e f`iseve malore nomade në këtë kohë, e gjejnë vendin e tyre midis kombeve të gjysmë besimtarëve. Nëse e pranojmë datimin e Grujic, i cili bazohet kryesisht në përmbajtjen e tekstit si tërësi, ky do të ishte dokumenti më i hershëm i shkruar që i referohet shqiptarëve si një popull apo grup gjuhësor.
Mund të shihet se ekzistojnë gjuhë të ndryshme. Prej tyre, pesë janë ortodokse: gjuha bullgare, greke, siriane, iberiane (gjeorgjisht) dhe gjuha ruse. Tre nga këto kanë alfabete ortodokse: greke, bullgare dhe iberiane. Ekzistojnë dymbëdhjetë gjuhë të gjysmë besimtarëve: alamanianë, frankë, magjarë (hungarezë), indianë, jakobitë, armenë, saksone, leçe (polakë), arbanasi (shqiptarë), kroatë, hizi, gjermanë.
[Ekstrakt nga: Radoslav Grujic: Legenda iz vremena Cara Samuila o poreklu naroda, në: Glasnik skopskog naucnog drustva, Shkup, 13 (1934), f. 198 200. Përkthyer nga Kisha e Vjetër Sllavonike nga Robert Elsie. Botuar për herë të parë në R. Elsie: Early Albania, a Reader of Historical Texts, 11th – 17th Centuries, Wiesbaden 2003, p. 3.]