22. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2010)

Më 8 tetor 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me kërkesë të Serbisë, i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, GjND-së, në Hagë për një opinion këshillues nëse Deklarimi i Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Dy vjet më vonë GjND-ja, e publikoi opinionin e saj se Deklarimi i Pavarësisë nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Kishte argumente të konsiderueshme në atë kohë se GJND-ja duhej të ishte përgjigjur më gjerësisht për pyetjen, por kjo ishte pyetja që Serbia e kishte formuluar dhe prandaj nuk ishte realiste të pritej një qasje tjetër. Kërkesa e Serbisë kishte mundësuar që çështja e pavarësisë së Kosovës për disa vjet të lihej mënjanë, për ta qetësuar gjendjen e zemërimit dhe për të menduar se si të ecet përpara.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, nuk shënohet fare në tekstet mesimore të historisë në Kosovë.

Më 8 tetor 2008 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me propozimi të Serbisë, i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë një mendim këshillues, lidhur me çështjen nëse Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Gjykata Ndërkombëtare në Hagë më 20 korrik 2010, publikoi mendimin se Deklarata e Pavarësisë nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Marc Weller 

Serbia kishte kontroll të plotë mbi pyetjen e paraqitur në Gjykatë, duke qenë sponsor i vetëm i Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme që e kërkonte atë. Pyetja që u parashtrua ishte shumë e ngushtë, me sa duket sepse Serbia vendosi që ky formulim do ta çonte çështjen në fushën ligjore ku Serbia ishte e bindur se do ta fitonte argumentin – autoritetin ligjor të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në raport me deklarimin e pavarësisw. Ky autoritet mendohej se kufizohej nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit (1999) dhe nga Korniza Kushtetuese që ishte miratuar nën autoritetin e saj. Është e vështirë të kuptohet pse Serbia nuk e bëri pyetjen në ndonjë  mënyrë që do të kishte ngritur çështje shtesë.

Pikëpamja ligjore mbizotëruese do të thoshte se është e panevojshme që Kosova të ketë një të drejtë pozitive për vetëvendosje për ta fituar shtetësinë. Shtetësia është një çështje faktike, me kusht që nuk shkakton shkelje të detyrimeve të caktuara, duke përfshirë ato të jus cogens. Megjithatë, përmes formulimit të kësaj pyetjeje, Serbia e privoi veten nga përfitimi i një analize më të gjerë. Siç doli, fokusi i ngushtë i pyetjes që adresonte vetëm autoritetin e IPVQ-ve (Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes) nënkuptoi rrezik serioz.

Nëse Gjykata do të konstatonte se deklarimi i pavarësisë nuk u ngrit nga IPVQ-ja, ose edhe nëse ajo ishte ngritur nga IPVQ-ja, nuk ishte e detyrueshme nga Rezoluta 1244 ose Korniza Kushtetuese, kjo do t’i jepte fund çështjes. Çdo gjë tjetër përveç gjetjes së qartë së Gjykatës se Deklarimi nuk ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare do të kuptohej ndërkombëtarisht si konfirmim i pretendimit të Kosovës për shtetësi. Me fjalë të tjera, nëse deklarimi nuk është qartazi i paligjshëm, të gjitha rezultatet e tjera do ta favorizonin Kosovën.

Gjykata është nën sulm nga pretendimet se Opinioni Këshillëdhënës paraqet një mundësi të humbur dhe se nuk i është përgjigjur pyetjeve të caktuara. Sidoqoftë, duhet të mbahet mend se Gjykata nuk është e përfshirë në rezultate akademike ose shkencore dhe nuk mund t’i përgjigjet pyetjeve që nuk i janë parashtruar. Sa i përket vendimit të Gjykatës për t’iu përgjigjur kërkesës, në vend që të vendosë të mos e ushtrojë maturinë e saj për ta bërë këtë, GJND-ja vazhdimisht ka konsideruar se çdo çështje e paraqitur para saj, pavarësisht sa politike mund të jetë, mund të vendoset si çështje e ligji. Serbia po ndiqte një axhendë politike duke e sjellë këtë veprim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Politikat e shteteve ishin të ndara në lidhje me çështjen e Kosovës. Por përveç kësaj, parimet përkatëse ligjore janë deri diku të pasigurta ose në një gjendje zhvillimi, në veçanti zbatimi i konceptit të vetëvendosjes jashtë kontekstit kolonial. Do të ishte jorealiste të pritej nga Gjykata ta zgjidhë këtë çështje, veçanërisht nëse pyetja e paraqitur nuk e kërkonte këtë. Aplikimi i ekonomisë gjyqësore për ta marrë vendimin përmes rrugës më të shkurtër të mundshme të argumentit ligjor nuk është aspak befasues.

 

James Ker Lindsay 

Gjatë shqyrtimit të vendimit të Serbisë për ta referuar çështjen në GJND, është e qartë se kjo është parë gjithmonë si një element i mundshëm i një strategjie më të gjerë kundër shkëputjes nga Serbia. Kjo u tha hapur edhe para shpalljes së pavarësisë nga Kosova. Megjithatë, relativisht shpejt u bë po ashtu një veprim i domosdoshëm.

Përkundër faktit që Beogradi duhej të tregonte se po bënte gjithçka që kishte mundësi për ta mbajtur pretendimin për Kosovën, ishte e qartë se nuk e kishte forcën politike dhe diplomatike për të kundërshtuar një fushatë të bashkërenduar nga një numër shtetesh të mëdha ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët kyçë të Bashkimit Evropian, për të kërkuar njohjen e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Duke e çuar çështjen para Gjykatës, pavarësisht rezultatit përfundimtar, Serbia u dha vendeve një arsye legjitime për t’i rezistuar presionit të jashtëm për ta njohur Kosovën. Njëkohësisht, në nivelin e brendshëm, vendimi për të çuar çështjen para GJND-së nuk ishte vetëm dëshmi e prekshme se qeveria po e luftonte si më së miri çështjen e Kosovës, por gjithashtu siguroi një mënyrë shumë të mirëpritur për t’i lënë tensionet e rëndësishme që u shfaqën në shoqëri rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe mbështetjen perëndimore për lëvizjen të qetësohen.

Duke pasur parasysh këtë, dhe pavarësisht rezultatit përfundimtar të rastit, strategjia e ndjekjes së një çështjeje para GjND-së duhet të konsiderohet gjerësisht si e suksesshme në të paktën dy kuptime. Ritmi i njohjeve u ngadalësua, siç u pranua nga vetë Kosova dhe zemërimi i publikut u zbeh.

 

International Crisis Group

Me dhjetë vota për dhe katër kundër, GJND-ja konstatoi se deklarata e pavaresisë së Kosovës “nuk e ka shkelur ligjin e pergjithshëm ndërkombëtar, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999) apo Kornizën Kushtetuese” të instaluar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Ko-sovë (UNMIK).2 Ky ishte një verdikt i ngushtë; gjykata vetëm konkludoi se nuk ekzistonin ndalesa për shpalljën e pavarësisë, e jo se Kosova kishte leje për të bere një gjë të tillë apo se kishte “te drejtën për tu shkëputur nga shteti”.3Një numër gjyqtarësh menduan se mendimi i gjykatës to të duhej të shkonte edhe më tej, duke prekur çështjen e së drejtës për “ndarje shëruese” si pasojë e abuzimeve rastike të të drejtave të njeriut; në momente të caktuara gjyqtarët drejtuan gishtin kah implikimet më të gjera për “të drejtën për pavarësi për popujt e territoreve pa vetë-qeverisje dhe popujve që i janë ekspozuar nënshtrimit të huaj, dominimit dhe eksploatimit”.

Šest od ukupno deset sudija MSP smatra da kosovsko proglašenje nezavisnosti “ne krši opšte međunarodno pravo, Rezoluciju Saveta bezbednosti UN 1244 (1999), kao ni Ustavni okvir”, koji je usvojen tokom administra-cije privremene Misije Ujedinjenih nacija na Kosovu (UNMIK).2 Ovo je bila uska presuda; Sud je zaključio je-dino to da nije bilo zabranjeno proglasiti nezavisnost, a ne i da je Kosovo imalo dozvolu da to uradi, ili da je imalo “prava da se odvoji od države”.3 Nekoliko sudija je smat-ralo da je mišljenje trebalo da ide malo dalje i potegne pravo “opravdane secesije” zbog teške zloupotrebe ljuds-kih prava; U nekoliko tačaka sudije su pominjale šire im-plikacije poput “prava na nezavisnost naroda koji živi na teritoriji na kojoj nema samouprave i naroda koji je pre-dmet potčinjavanja, dominacije i eksploatacije”.

(Fehmi Rexhepi ‘Historia 9’. Prishtinë: Libri Shkollor, 2010; Jusuf Bajraktari, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj ‘Historia 10’. Prishtinë: Libri Shkollor, 2011; Đorđe Đurić and Momčilo Pavlović ‘Istorija 8’. Belgrade: Zavod za udžbenike, 2010; Đorđe Đurić and Momčilo Pavlović ‘Istorija 3’. Belgrade: Zavod za udžbenike, 2010;
‘Kosovo: The ICJ Opinion – What Next?’ Chatham House, 21 September 2010 – http://users.ox.ac.uk/~sann2029/ChathamH_kosovo_ICJ_Paper.pdf ; Ker-Lindsay, James (2015) Explaining Serbia’s decision to go to the ICJ. In: Milanovic, Marko and Wood, Michael, (eds.) The Law and Politics of the Kosovo Advisory Opinion. Oxford University Press, Oxford, UK.; International Crisis Group, Europe Report N°206, 26 August 2010, Kosovo and Serbia after the ICJ opinion.)