12. Shpronësimi e shpërngulja e shqiptarëve dhe kolonizimi me sërbë

Një nga çështjet më të vështira për shqiptarët që jetonin në Kosovë në periudhën e dy luftërave ishte reforma agrare dhe kolonizimi i serbëve, i kryer nga qeveria e Beogradit. Procesi filloi pothuajse menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ndonëse kishte objektiva të ndryshme, qëllimi themelor ishte të zgjeronte praninë serbe në Kosovë. Kështu popullsia shqiptare vuajti më shumë se të tjerët, si rezultat i shpërbërjes së tokës dhe kolonizimit. Gjithashtu, kjo politikë antagonizoi fermerët fshatarë serbë, të cilët panë që kolonistëve të tyre bashkëkombas u jepeshin pasuri më të mëdha se sa kishin. Objektivat demografike të procesit dhe problemet e familjeve shqiptare pa tokë rezultuan në negociata midis Turqisë dhe Serbisë lidhur me largimin për në Turqi të mijëra shqiptarëve të privuar nga toka. Pala turke i konsideronte ata si “turq myslimanë”. Një marrëveshje u nënshkrua më 1938, që parashikonte largimin e tyre për në Turqi, por nuk u zbatua kurrë pasi që shpërtheu Lufta e Dytë Botërore.

Në periudhën mes dy luftërave botërore, Sërbia, përmes të ashtuquajturës “reformë agrare”, duke përdorë mungesën e tapive të tokave, sekuestroi rreth 400 mijë hektarë tokë të shqiptarëve dhe ua dha kolonëve sllavë e manastireve ortodokse. Në këtë periudhë, në tokat shqiptare u vendosën rreth 15 mijë familje sllave me 75 mijë banorë, e në anën tjetër, përmes shpronësimit, rreth 250 mijë shqiptarë u detyruan të shpërnguleshin nga trojet e tyre për në Turqi. Në verë të vitit 1938 u nënshkrua Konventa Jugosllave-Turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, e cila parashihte që të shpërnguleshin në Turqi rreth 400 mijë shqiptarë, por për shkak të ndryshimit të situatës politike në Europë, kjo konventë nuk u zbatua.

[Rexhepi, Fehmi dhe Frashër Demaj. Historia 5. Prishtinë: Libri Shkollor, 2013, faqe 80-81; Rexhepi, Fehmi. Historia 9. Libri Shkollor, 2013, faqe 62-71, 76-78; Bajraktari, Jusuf, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj. Historia 10. Prishtinë: Libri Shkollor, 2011, faqe 101, 127-130; Rexhepi, Fehmi dhe Frashër Demaj. Historia 11. Prishtinë: Libri Shkollor, 2013, faqe 131-137; Bajraktari, Jusuf dhe Arbër Salihu. Historia 12. Prishtinë: Libri Shkollor, 2013, faqe 184-86.]

Sa i takon reformës agrare dhe shpërnguljeve, në periudhën mes dy luftërave botërore, Mbretëria Sërbo-Kroato-Sllovene synonte ta ndryshonte përbërjen etnike të popullatës në Kosovë dhe për këtë e përdorte të ashtuquajturën reformë agrare për shpërbërjen e pronave të vjetra osmane, që duhet t’u ndaheshin fshatarëve vendas. Këto toka, përfshi tokat e kaçakëve, kryesisht u jepeshin kolonëve nga Sërbia, si dhe ushtarëve e vullnetarëve sërbë. Gjatë ndarjes së këtyre tokave nuk qenë përjashtuar as fshatarët vendas, përfshi shqiptarët. Meqë pjesa më e madhe e tokave iu dha kolonëve sërbë, sërbët vendas qenë shprehë të gatshëm për një front të përbashkët me shqiptarët kundër tyre.

Noel Malcolm-i, i cili citon autorë sërbë, shqiptarë e ndërkombëtarë, thotë se sekuestrohen 200 mijë hektarë – gjysma e të cilëve u jepet kolonëve – ndërsa në Kosovë vendosen mbi 13 mijë familje me rreth 70 mijë anëtarë. Noel Malcolm-i thotë se numri i shqiptarëve dhe i myslimanëve të tjerë nga Kosova të shpërngulur mes dy luftërave botërore supozohet të ketë qenë mes 90-150 mijë.

Marrëveshja e arritur në korrik në vitin 1938 mes Jugosllavisë dhe Turqisë për shpërnguljen e rreth 40 mijë familjeve për në Turqi gjatë periudhës 1939-1944, por që shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore ia pamundëson realizimin. Marrëveshja zyrtarisht flet për “riatdhesim” të popullatës “myslimane turke”, por ishte e qartë se nga zonat që specifikoheshin në të, pjesa më e madhe e të shpërngulurve do të ishin shqiptarë. Autorë ndërkombëtarë japin shifrën 200 mijë, përkatësisht 400 mijë, dhe shtojnë se pjesa më e madhe e tyre duhej të ishin shqiptarë. Marrëveshja mes Jugosllavisë dhe Turqisë nuk ishte kundërshtuar vetëm nga viktimat dhe bashkëkombësit e tyre, por kishte nxitë edhe 65 studentë nga Kosova, prej të cilëve 56 sërbë e malazezë, 1 turk dhe 8 shqiptarë, që të qarkullonin nëpër tërë Kosovën, por edhe nëpër ambasadat e huaja në Beograd, afishe ilegale që e dënonin këtë plan.

Malcolm, Noel. Kosovo – A Short History. London: Pan Macmillan, 2002, faqe 258-288; Schmitt, Oliver. Kosova: histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike. Prishtinë: Koha, 2012, faqe 143-160; Schmitt, Oliver. Shqiptarët – një histori midis Lindjes dhe Perëndimit. Tiranë: K&B, 2012, faqe 168-179; Bartl, Peter. Shqipëria – nga mesjeta deri sot. Prizren: Drita, 1999, faqe 170-207. Judah, Tim. Kosova – Lufte dhe Hakmarrje. Prishtinë: Koha, 2002, faqe 41-42; Fischer, Bernd. Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri. Tiranë: Çabej, 2000, faqe 29-51; Schwartz, Stephen. Kosovo: Background to a War. London: Anthem Press, 2000, faqe 75.