25. Historia ndërkulturore serbo-shqiptare në Kosovë

Kosova ka histori të bashkëjetesës me lëvizje të konsiderueshme përgjatë kufijve të saj etnikë dhe fetarë përmes tregtisë, përhapjes kulturore, shkëmbimit dhe konvertimit fetar. Shumë tipare kulturore konsideroheshin të përbashkëta të shumë kufijve gruporë përgjatë historisë së saj. Barrierat etnike dhe fertare nuk ishin krejtësisht të paprekshme. Periudhat e komunikimit dhe bashkëpunimit përgjatë linjave etnike dhe fetare alternuan në periudha të konfrontimit.

Në fund të shekullit 19 ndarjet në mes të krishterëve dhe myslimanëve u zhvilluan në një ndarje etnike në mes të dy komuniteteve. Marrëdheniet në mes serbëve dhe shqiptarëve në veri të Shqipërisë ishin më shumë se konfliktuoze. Ekzistonin lidhje të forta në mes klaneve shqiptare dhe malazeze që ishin aleatë të vjetër në luftë, merrnin nuse nga klani i njëri tjetrit dhe ekzistonin legjenda edhe për paraardhës të përbashkët.

Vijat e ndarjes nuk ishin gjithnjë etnike. Në shekujt 18 dhe 19 vijat kryesore të ndarjes ishin në mes të pronarëve shqiptarë të tokave dhe pjesës tjetër të popullësisë. Ekzistonin besnikëri klanore dhe fisnore dhe feja formonte ndarje të tjera. Në vitet e ’80, shumica e ‘irredentistëve’ u burgosën nga bashkëkombasit e tyre shqiptarë dhe jo serbët.

Pelegrinazhet dhe festat fetare ishin kohët kur komunitetet bashkoheshin. Edhe pse pelegrinazhet janë ngjarje të bazuara fuqishëm në një religjion specifik dhe e përfshijnë besimin në forcat shëruese të disa shenjtëorëve, në nivel lokal ato përfshinin zakonisht anëtarë të komuniteteve tjera fetare, individë që shpresonin të shëroheshin, apo thjesht njerëz që dëshironin të ishin pjesë e një bashkimi të rëndësishëm vjetor.

Fshati i Letnicës në komunën e Vitisë në Kosovën juglindore, zakonisht tërhiqte mijëra adhurues me prapavijë të ndryshme etnike dhe fetare. Destinacioni i tyre ishte kisha katolike, qendra kulturore dhe fetare e kroatëve kosovarë. Sidoqoftë, jo vetëm katolikët kroatë dhe shqiptarë merrnin pjesë në pelegrinazh, por edhe romët myslimanë, serbët ortodoksë dhe shqiptarët myslimanë. Në fshatrat përrreth, veçanarisht në fshatrat e përziera katolike-shqiptare të Stubllas dhe Binqas, mund të gjindeshin komunitetet e të ashtuquajturës Laraman. Laramanët nuk ishin as katolikë as myslimanë, por përzierje e të dyjave, “Kripto-katolikë”. Shumë shqiptarë në këto fshatra përvetësuan islamin në shekullin e 18, por konvertimi i tyre, sipas priftrinjëve katolikë shqiptarë, ishte krejtësisht formal. Ata e simulonin identitetin e tyre mysliman në sferën publike për t’iu shmangur perspekutimit Osman përderisa në shtëpi fshehtazi e mbanin identitetin katolik dhe praktikat fetare.

Objektet dhe vendet e shenjta ortodokse krishtere po ashtu tërhiqnin pelegrinë: Gracanica, Zoçishta, Devic, Visoki Deçan. Në manastirin e Graçanicës, i cili feston “Ngritjen e Zojës së Bekuar në qiell” si ditë të shenjtë të saj, një numër i madh i romëve myslimanë vinin dhe festonin bashkë me pelegrinët serbë. Në mes të tyre kishte njerëz të sëmurë, gra jo-fertile apo shtatzënë, të cilët zakonisht vinin zakonisht me familjet e tyre dhe e kalonin natën në oborrin e manastirit, duke besuar se kjo do ta përshpejtonte shërimin e tyre apo do t’u ndihmonte të mbesnin shtatzënë. Shumica e vizitorëve, sidoqoftë, vinin për qejf të kalonin mirë. Tavernat lokale ofronin muzike ‘live’ për të gjithë ata që donin të vallëzonin dhe tregtarët lokalë vendosnin tezga jashtë mureve të manastirit, dhe dita e shenjtë bëhej panair.

Nën perandorinë Osmane, njerëzit e etniteteve dhe besimeve të ndryshme jetonin përkrah njëri-tjetrit. Jo gjithçka ishte e përsosur. Myslimanët kishin më shumë të drejta dhe privilegje, por komuniteteve të tjere fetare u ishte garantuar autonomia. Jeta e tyre e përditshme vihej nën kontroll të liderëve të tyre fetarë, të cilët silleshin si gjykatës për shumicën e krimeve dhe shkeljeve.

Me rënien e Osmanëve, pozita e të krishterëve u përkeqësua por vetëm në fund të shekullit 19 filluan konfliktet domethënëse në mes serbëve dhe shqiptarëve. Pasi jetuan me shekuj bashkë, për herë të parë, me disa përjashtime, shqiptarët dhe serbët më nuk jetonin me njëri-tjetrin por më shumë anash njëri-tjetrit. Më vonë, sidoqoftë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, serbët dhe shumë shqiptarë ishin bashkë-pjesëtarë të njësive partizane. Në ish-Jugosllavinë ata punonin bashkë në botën e filmit, teatrit dhe muzikës; një bashkëpunim kulturor i pasur dhe më pas duke përfshirë edhe ekipet e përbashkëta të sportit.

Ger Duijzings, Religion and the Politics of Identity in Kosovo, London, 2000; Noel Malcom, Kosovo: A Short History, London, 1998;  Srdjan Atanasovski, Religion and Identity in Kosovo: Historical and Contemporary Practices of Pilgrimage; Aleksandar Pavlović “Serbs and Albanians lived not as neighbors, but together” – Beyond Enmity: Changing Serbian-Albanian Perceptions, implemented by Qendra Multimedia