18. Krimet e Luftës në Kosovë 1998-1999

Konflikti në Kosovë gjatë viteve 1998-99 shkaktoi mijëra viktima në të dy anët, si para ashtu edhe gjatë ndërhyrjes së NATO-s. Këto viktima kryesisht ishin drejtpërdrejt rezultat i luftimeve lokale, sulmeve dhe vrasjeve, posaçërisht kundër civilëve të paarmatosur. Këto krime kundër njerëzimit përbënin shumicën e rasteve. Rreth 8,000 shqiptarë dhe 1,100 serbë në Kosovë humbën jetën gjatë këtyre dy viteve. Rreth 500 persona në Kosovë dhe në Sërbi humbën jetën si rezultat i drejtpërdrejtë i bombardimeve të NATO-s. Mbi 200,000 sërbë dhe joshqiptarë të tjerë u larguan nga Kosova pas ardhjes së trupave të KFOR-it në qershor të vitit 1999.

Tekstet e Kosovës dhe të Serbisë prezentojnë vetëm krimet e “palës tjetër”, duke ofruar etiketa në vend të fakteve e argumenteve për krimet. Tekstet e Kosovës e të Sërbisë edhe i hiperbolizojnë krimet e “palës tjetër” dhe lënë hapësirë për keqkuptime.

RFJ/Serbia

Në periudhën janar-dhjetor 1998 janë vra mbi 2 mijë shqiptarë, duke mos llogaritë këtu edhe një numër shumë të madh të të zhdukurve. Në periudhën e bombardimeve të NATO-s (24 mars – 10 qershor 1999) ushtria sërbe ka vrarë rreth 15 mijë shqiptarë. Në tekstet e Kosovës numri i shqiptarëve të deportuar nga Kosova gjatë bombardimeve të NATO-s është mbi një milion

UÇK

Në tekstet e Kosovës nuk përmendet asnjë sërb i vrarë nga forcat e UÇK-së e të NATO-s gjatë e pas konfliktit të armatosur. Tekstet e Kosovës nuk shënojnë shifër të të shpërngulurve sërbë dhe joshqiptarë nga Kosova pas vendosjes së KFOR-it.

NATO

Numri i civilëve të vrarë si rezultat i bombardimeve të NATO-s nuk shënohet fare në tekstet e Kosovës.

RFJ/Serbia

Në tekstet e Sërbisë s’përmendet asnjë shqiptar i vrarë nga forcat sërbe/jugosllave gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Tekstet e Sërbisë nuk raportojnë deportimet e shqiptarëve nga Kosova gjatë bombardimeve të NATO-s.

UÇK

Nga çasti i hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë janë vra 899 dhe janë rrëmbyer 834 persona, por tekstet e Sërbisë nuk e japin përkatësinë e tyre etnike ose fatin e personave të rrëmbyer. Tekstet e Sërbisë shifrën e të shpërngulurve sërbë dhe joshqiptarë nga Kosova pas vendosjes së KFOR-it e japin mbi 220,000.

NATO

Për 78 ditë të bombardimeve të NATO-s kundër RFJ-së janë vra ndërmjet 1200 dhe 2500 civilë”. Në tabelën që japin këto tekste për pësimet e civilëve nga bombardimet e NATO-s, ofrohen të dhëna vetëm për 347 civilë të vrarë. Në këtë tabelë përmendet përkatësia etnike shqiptare vetëm për 70 civilët e vrarë nga forcat e NATO-s në afërsi të Gjakovës, kurse për 50 civilët e vrarë në fshatin Luzhan të Podujevës, 20 në afërsi të Pejës dhe 87 në fshatin Korishë të Prizrenit, nuk shënohet askund përkatësia e tyre shqiptare. Po ashtu, në këtë tabelë s’figuron askund sulmi i forcave të NATO-s në Burgun e Dubravës, ku, sipas FDH-së, janë vra 112 të burgosur shqiptarë. Mund të jetë që ky sulm s’është futë në këtë tabelë pasi vetëm 29 të burgosur në Burgun e Dubravës vriten nga bombat e NATO-s më 19 dhe 20 maj 1999, kurse të tjerët, po sipas FDH-së, ekzekutohen nga forcat sërbe më 21 dhe 23 maj 1999.

RFJ/Serbia

Botimi shumëvëllimësh Libër Kujtimi i Kosovës 1998-2000 i FDH-së, numrin e civilëve shqiptarë të vrarë në periudhën janar 1998-dhjetor 2000, që përfshin 78-ditëshin e bombardimeve të NATO-s, e nxjerr 7,864 gjithsej. Sipas UNHCR, numri i shqiptarëve të depërtuar nga Kosova gjatë bombardimeve të NATO-s, kapë shifrën prej 862,979 personash.

UÇK

Botimi shumëvëllimësh Libër Kujtimi i Kosovës 1998-2000 i FDH-së, shënon 1,123 civilë sërbë të vrarë në periudhën (janar 1998-dhjetor 1999), prej të cilëve 786 vriten pas hyrjes së trupave të NATO-s (qershor 1999 – dhjetor 1999). Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) shifrën e të shpërngulurve sërbë dhe joshqiptarë nga Kosova pas vendosjes së KFOR-it e jep 210,000.

NATO

Sa për vrasjet e civilëve si rezultat i bombardimeve të NATO-s, raporti i organizatës Human Rights Watch (HRW), i bazuar në hulumtime terreni, thotë se NATO-ja gjatë bombardimeve në territorin e RFJ-së ka vrarë minimum 489 dhe maksimum 528 civilë të pafajshëm. Sipas HRW-së, numri më i madh i këtyre civilëve të pafajshëm janë vrarë në territorin e Kosovës dhe sillet ndërmjet 279 e 318 veta.