Lidhja e Prizrenit

Dimitrije Bogdanoviç është historian serb i cili ishte aktiv në mesin e shekullit të XX-të. Ai shkroi një nga veprat më të kuptueshme për Lidhjen e Prizrenit, duke përdorur një gamë të gjerë burimesh nga periudha e zanafillës së Lidhjes.

Dimitrije Bogdanoviq, Libri mbi Kosovën (Knjiga o Kosovu), Beograd, 1986

Lidhja u krijua gjatë përgatitjeve për Kongresin e Berlinit. Traktati i Shën Stefanit hapi procesin e ndarjes së Turqisë Europiane, ku tokat e banuara nga popullata serbe dhe shqiptare u mbuluan përmes ndarjes midis Malit të Zi, Serbisë dhe Bullgarisë. Vlen të theksohet se programi i luftës i Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 1876/77 nuk mund të shihet si ekspansionizëm dhe marrje e territoreve kombëtare të të tjerëve, sepse kishte të bënte me çlirimin e tokave të tyre të cilat u përmbytën nga dhuna e kryer nga një element i huaj. Programi i luftës i Serbisë dhe Malit të Zi kishte aspiruar drejt likuidimit të statusit të shekujve të pushtimit, me qëllim të vendosjes së sovranitetit të tyre kombëtar, për të mbrojtur dhe çliruar popullin serb, i cili po vuante një gjenocid sistematik.

Njerëzit shqiptarë në Serbinë e Vjetër nuk ishin faktor neutral dhe as nuk ishin në pozitë të një populli të okupuar pa të drejta. Për popujt serbë dhe maqedonas, muslimani shqiptar ishte mjaft thjesht një shërbëtor i okupatorit dhe pushtuesi, shtypësi më i pamëshirshëm, simbol i sundimit të huaj dhe mizorisë. Lufta çlirimtare kundër Turqisë u luftua, rrjedhimisht, edhe kundër shqiptarëve muslimanë …

Lidhja e Prizrenit, pavarësisht të gjitha veprimeve prapa-skenës të autoriteteve turke dhe agjentëve të huaj, përfaqëson mbledhjen e parë serioze programore dhe veprimtare të shqiptarëve, organizimin e parë të nacionalizmit shqiptar. U krijua si reagim ndaj realizimit të programit për çlirimit kombëtar nga të krishterët e Ballkanit, veçanërisht nga serbët. Ajo u vendos në themelet e idesë së Shqipërisë së Madhe, duke injoruar të drejtat e popullit serb dhe të popujve të tjerë të Ballkanit sllav dhe grekëve për të jetuar në tokën e tyre të mbrojtur me ligj. Përplasja ishte e pashmangshme dhe koncepti agresiv anti-serb dhe në përgjithësi anti-sllav i Lidhjes vazhdimisht i rëndonte marrëdhëniet mes këtyre dy popujve. Në të njëjtën kohë, koncepti i Lidhjes së Shqipërisë së Madhe ishte një ofertë për disa fuqi evropiane si një mjet për depërtimin e tyre në Ballkan.

Burimi: Dimitrije Bogdanovic, Libri mbi Kosovën, Beograd, 1986, fq.115

Slaviša Nedeljković – Lidhja e Prizrenit (1878-1881) në mes mitit dhe realitetit

Kriza e madhe lindore që e përfshiu Gadishullin Ballkanik prej 1875 deri në vitin 1878 vizatoi një hartë të re politike të Evropës. Pasojat e veprimeve të saj ishin shumë të gjera dhe e skicuan fatin e kombeve të Ballkanit për një kohë të gjatë. Një prej tyre ishte Lidhja e Prizrenit, e cila përfaqësonte një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të shqiptarëve. Me krijimin e Lidhjes së Prizrenit, çështja e shqiptarëve u bë një prej problemeve më urgjente dhe burim i krizave të reja dhe destabilizimit në rajonin e Ballkanit për një periudhë të gjatë. Prej atëherë, ndërgjegja kombëtare e shqiptarve filloi të shfaqet dhe ideja se çka ishte Shqipëria dhe cilin territor duhej ta përfshinte. Aktivitetet politike të Lidhjes së Prizrenit udhëhiqeshin nga zyrtarë shqiptarë, të cilët me pozitën dhe besimin e tyre ishin thellësisht të lidhur me shtetin turk dhe ideologjinë e tij. Në programin nacional të Lidhjes së Prizrenit nuk kishte vend për popullësinë jo-shqiptare që nuk kishte mbrojtje ligjore dhe ekonomike.  Karakteri agresiv anti-serb i Lidhjes i tendosi edhe më shumë marrëdhëniet në mes serbëve dhe shqiptarëve. Që nga shpërthimi i kryengritjes në Herzegovinë (1875) krimet ndaj popullësisë serbe kishin karakter më shumë spontan se sa të planifikuar, por nga krijimi i Lidhjes së Prizrenit krimet ishin pjesë e politikës së dizajnuar, qëllimi kryesor i të cilës ishte spastrimi i popullësisë serbe në Serbinë e Vjetër. Në shumë punime të historianëve shqiptarë theksohet se Lidhja e Prizrenit është krijuar nga tendenca e popullit shqiptar për t’u çliruar nga sundimi shekullor Osman dhe nga lufta për ta fituar lirinë drejtuar kundër shteteve ballkanike fqinje, Portës Osmane dhe forcave reaksionare shqiptare. E vetmja luftë që u bë ishte kundër popullësisë serbe. Konfliktit me Portën Osmane i erdhi fundi kur Konstandinopoja nuk i përmbushi pritjet e Lidhjes. Forcat reaksionare në udhëheqësine e Lidhjes nuk u eleminuan në mënyrë që Lidhja të kishte karakter krejtësisht musliman. Edhe pse Lidhja e Prizrenit mori fund në vitin 1881, trashëgimia e saj për ta krijuar një Shqipëri të Madhe mbeti dhe qëndron edhe sot.

Fjalët kyçe: Shqiptarët, Lidhja e Prizrenit, Serbët, Serbia e Vjetër, Turqia

The Sanjak of Shkodra delegation in the League of Prizren
Reconstructed site of the League of Prizren