Epoka e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

           Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të Gjonit dhe Vojsavës. Që kur Gjegji ishte fëmijë, familja e Kastriotëve ndjeu rrjedhimet shkatërrimtare të pushtimeve osmane. Gjon Kastrioti besohet se ishte detyruar ta dorëzonte peng djalin e tij Gjergjin tek osmanët rreth vitit 1415, në këtë kohë Gjergji ishte rreth nëntë vjeç. Gjatë kohës sa u edukua në shkollën e iç-ogllanëve, u shqua për dhunti të veçanta dhe iu vu emri mysliman Iskander, ai përparoi shpejt në karrierën e tij ushtarake në ushtrinë osmane duke kaluar nga pozita e spahiut në postin e sanxhakbeut. Më pas Skënderbeu si funksionar osman shërbeu si subash i Krujës, post të cilin e mbajti deri më 1438.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit u zhvillua beteja midis ushtrisë osmane dhe asaj hungareze, ku trupat osmane u shpartalluan, pas kësaj më 28 nëntor 1443 Skënderbeu u rikthye në Krujë dhe krutanët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtshëm dhe siç shprehet Barleci: “Të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë”.

Kuvendi i fisnikëve shqiptarë filloi më 2 mars 1444 në katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë pjesëtarë të aristokracisë shqiptare si: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu, Lekë Zaharia, Stefan Gjurashi (Cërnojeviqi) etj.. Kuvendi vendosi që bashkimi i shqiptarëve të bëhej në formën e një besëlidhjeje politike ndërmjet drejtuesve të zotërimeve të lira dhe fisnikëve të tjerë të vendit që u njoh me emrin Besëlidhja Shqiptare e Lezhës. Fitoret e para ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut patën rëndësi të madhe për jetën politike të vendit. Si shkas për fillimin e luftës kundër Venedikut duhet të ketë shërbyer marrja e Kështjellës së Dejës pas vdekjes së Lekë Zaharisë nga ana Venedikut, më pas më 1448 u lidh një traktat paqeje.

Më 1448 u zhvillua Beteja e Dytë e Kosovës, ku ishte planifikuar që kundë ushtrisë osmane të luftonin ushtria hungareze dhe ajo shqiptare kundër asaj osmane. Forcat shqiptare nuk morën pjesë në këtë betejë sepse u penguan nga despoti serb Gjergj Brankoviçi, i cili nuk lejoi ushtrinë shqiptare që të kalonte në zotërimet e tij, kësisoj forcat hungareze humbën këtë betejë ndaj osmanëve e cila u zhvillua në Kosovë afër Prishtinës.

Shtetet e Evropës Juglindore, të prekur nga i njëjti agresor kishin detyrë të përbashkët përballimin e rrezikut osman. Shqipëria gjithnjë e më tepër shikohej nga bashkëkohësit si fuqi e rëndësishme e dorës së parë, që ushqente shpresa për dëbimin e osmanëve nga viset e pushtuara të Evropës. Në këtë kuadër dallohen marrëdhëniet e shqiptarëve me Hungarinë, deri më 1456 kur vdiq Huniadi, Hungaria luftoi me vendoshmëri kundër pushtuesve osmanë dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve. Marrëdhëniet me shtetet sllave ishin më të kufizuara, një bashkëpunim me ta pati kryesisht gjatë luftërave kundër Venedikut më 1448, ku krahas shqiptarëve luftuan edhe reparte të mbretit të Bosnjës Stefan Tomasheviqit.

Me rënien e plotë të Despotatit të Rashës në duart e osmanëve, despoti i saj Stefani, djali i Gjergj Brankoviqit erdhi në vitin 1459 në Shqipëri dhe u strehua disa vjet pranë Skënderbeut, me të cilin u bë edhe baxhanak, duke u martuar me vajzën e Gjergj Arianitit, Angjelinën.

Më 1460 Skënderbeu i shkruante një princi italian: “në qoftë se do të thyhesha unë, me siguri Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotërim që ju thoni se është i juaji do të ishte i turqve”. Vëmendje të veçantë Skënderbeu u kushtoi marrëdhënieve me Venedikun, Papatin e Napolin, kjo si për afërsinë që kishin këto sjtete me Ballkanin ashtu edhe për interesat dhe synimet që këto vende kishin në drejtim të Ballkanit. Papët vlerësuan e shumë luftën antiosmane të shqiptarëve, e mbështetën moralisht, e propaganduan atë gjerësisht, i dhanë Skënderbeut titujt Mbrojtës i Krishterimit i Selisë së Shenjtë dhe Kapiten i Përgjithshëm.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e Popullit Shqipar I, (Tiranë, Toena, 2002), 376-402.


Dashuria për atdheun është një nga idetë më të larta, që përshkon fund e krye veprën e Barletit. Skënderbeu duke nxitur luftëtarët e tij të
luftojnë për atdhe u thotë: “Prandaj nëse dashuria për atdhe, burrëria, nderi i prindërve, mund t’ia ngjallin ndjenjat krenare dikujt, atëherë rrëmbeni armët, mbrehni me plotë të drejtë shpatat, mbrojini, po e deshi puna edhe me gjak Krujën e truallin e të parëve…Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin s’duhet kujtuar se ëshë derdhur tepër gjak, se është luftuar sa duhet sepse dashuria për atdhenë ia kalon çdo dashurie tjetër”.

Marin Barleti. Historia e Skënderbeut. (Tiranë, Infbotues, 2005), XXII.


Beteja e Dytë e Kosovës vulosi fatin e Kosovës. Despoti serb nuk e kishte mbështetur ushtrinë katolike dhe e pagoi këtë me humbjen e Kosovës (1455) dhe pas vdekjes së tij me fundosjen e gjithë principatës serbe. Një pjesë e familjes së tij iku te Skënderbeu, i cili kishte
lidhje farefisnore me Brankoviçët. Në elitën e mesjetës nuk mund të konstatohen kundërthënie etnike midis serbëve dhe shqiptarëve-lidhjet e  ngushta mes fisnikëve serbë dhe shqiptarë kundërshtonin këto kundërthënie; e ëma e Skënderbeut ishte bijë nga dera e Brankoviçëve dhe i biri i tij Ivani (Gjoni) u martua me një grua të familjes Brankoviç (Irenën).

Oliver Jens Schmitt. Kosova histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike. (Prishtinë, Koha, 2012), 46.


Skënderbeu do t’iu rezistojë forcave osmane për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë prej 25 vjetësh, deri në vdekjen e tij më 1468. Luftërat e tij mund të kenë pasur ndikim ushtarak të drejtpërdrejtë në Kosovë, megjithëse e shtuan rëndësinë strategjike të territorit të Kosovës, si një bazë  nga ku do të niseshin disa nga sulmet e armatave turke kundër tij. Mirëpo, domethënia më e madhe ushtarake e Skënderbeut për historinë e saj, është negative: ajo përbëhet nga dështimi i tij për t’u bashkuar me ushtrinë e Janosh Huniadit, i cili pati depërtuar deri në Fushën e Kosovës, më 1448, ku dhe u shpartallua nga sulltani turk.

Kjo betejë e dytë e Kosovës është një nga ato ngjarje që mund të kishin ndryshuar historinë e Ballkanit. Në qoftë se është e vërtetë se beteja zgjati tri ditë, atëherë ky është një tregues se forcat e të dyja palëve kishin qenë gati të barabarta. Ardhja e forcave të mëdha dhe të freskëta shqiptare, nën komandantin karizmatik (Skënderbeun), i cili kishte pesë vjet përvojë në luftërat antiosmane, do të kishte qenë vendimtare.

Noel Malcolm. Kosova një histori e shkurtër. (Prishtinë, Koha, 2011), 137-145.


Përkrenarja e Skënderbeut, sipas historianit Oliver Jens Schmitt ajo ishte kopje e përpiktë e përkrenares së Aleksandrit të Madh.Skënder Blakaj. Skënderbeu. (Prishtinë, A-print, 2006), 68.  https://www.gazetaobserver.com/enigma-e-shpates-se-trete-ensis-te-skenderbeut/shpata-e-skenderbeut-2/


― ― ― Viset e çliruar shqiptare pas kryengritjes së vitit 1443
• Vendet e administruara nga Venediku

Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e Popullit Shqipar I. (Tiranë, Toena, 2002), 398.

Hartë e betejave të shqiptarëve me osmanët dhe venecianët në vitet e 40-ta dhe të 50-ta të shek. XV

Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e Popullit Shqipar I. (Tiranë, Toena, 2002), 405.


Vula e madhe e  Skënderbeut

Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e Popullit Shqipar I. (Tiranë, Toena, 2002), 433.


G. B. Fontana dhe Domenik Kusto (gdhendja): Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Gravurë e vitit 1602) (Gravurë e marrë nga  përkthimi në gjermanisht të veprës së Marin Barlecit më 1577)
Skender Blakaj. Skënderbeu. (Prishtinë, A-print, 2006), 56.

Skënderbeu i paralajmëron ushtarët e vet të mos plaçkisin vendet armike. (Gravurë e marrë nga  përkthimi në gjermanisht të veprës së Marin Barlecit më 1577)
Skender Blakaj. Skënderbeu. (Prishtinë, A-print, 2006), 56.


Documentaries

Can Balcioglu, Ilkin Gambar. Ottoman Wars: Scanderg and Albanian Rebellion.

Scanderbeg: The Warrior King