Dyndja e sllavëve në Ballkan

Prokopiusi i Cezaresë, shekujve V dhe VI

Prokopiusi i Cezaresë ishte kronist bizantin i shekujve V dhe VI. Ai ishte këshilltar ligjor i udhëheqësit ushtarak bizantin, Velizar. Në veprat e tij, Bellum Gothicum dhe De aedificiis, ai përshkruan jetën dhe zakonet e sllavëve të Danubit. Ai kaloi kohë të gjatë me Velizarin në territorin e banuar me sllavë.

Bellum Gothicum IV

551 AD

“Moria e sllavëve, duke u future te ilirët, kanë kryer atje një numër të madh të të këqijave të papërshkrueshme. Perandori Justinian u dërgoi një ushtri. Pasi shumë prej tyre ishin dukshëm më të dobët, romakët nuk mund t’i sulmonin hapur, por përmbaheshin duke i kapur vetëm barbarët.”

De aedificiis

“Pas kësaj kështjelle të quajtuar Kështjella St. Kirila ishte një fortifikatë e lashtë e quajtur Ulmetuum. Meqë barbarët (sllavët) zinin prita nga aty, rrinin për një kohë të gjatë në të njëjtin vend, kalaja ishte plotësisht e braktisur dhe asgjë nuk mbeti përveç emrit. U ndërtua prej fillimit duke i liruar qytetet nga sulmi dhe dinakëria e barbarëve (sllavëve).

Constantine VII Porphyrogenitus, De administrando imeprio

Constantine Porphyrogenitus ishte perandor bizantin që sundoi në mes viteve 905 dhe 959. Në veprën e tij, De Administrando imperio, ai e përshkruan jetën e serbëve dhe popujve të tjerë, si dhe rajonin ku jetonin. Kjo vepër fillimisht u shkrua si informacion për të birin e tij i cili duhej ta pasonte, në mënyrë që ai ta kuptonte si duhet se cilët popuj jetonin ku dhe si jetonin, dhe të mësonte për zakonet e popujve që jetonin brenda Perandorisë. Kjo vepër është e rëndësishëm në historinë serbe sepse përshkruan në detaje rajonet ku jetonin serbët së bashku me zakonet dhe besimet e tyre.

Për serbët dhe vendin ku jetojnë tani

“Serbët rrjedhin nga serbët e papagëzuar, të quajtur edhe ‘të bardhë’, të cilët jetojnë përtej Turqisë në një vend të quajtur prej tyre Bo’iki, ku fqinji i tyre është Franca, ashtu si edhe Kroacia e Madhe, e papagëzuara, po ashtu e quajtur ‘e bardhë’ ; në këtë vend, atëherë, banonin fillimisht edhe këta serbë. Por kur dy vëllezër e pasuan babain e tyre në sundimin e Serbisë, një prej tyre, duke marrë gjysmën e popullit, e kërkoi mbrojtjen e Herakliut, perandorit të romakëve, dhe i njëjti perandor Herakliu e pranoi dhe i dha atij një vend në krahinën e Thesalonikit, përkatësisht Serbinë, e cila që nga ajo kohë e ka fituar këtë emërim. Fjala ‘serbë’ në gjuhën e romakëve përdoret për ‘skllevër’, prej së cilës vjen fjala ‘serbula’ për këpucë për shërbëtorë dhe ‘tzerboulianoi’ për ata që veshin këpucë të lira dhe pa shkëlqim. Këtë emër serbët e kanë marrë nga të qenit skllevër të perandorit të romakëve.

Tash, pas disa kohe, po këta serbë vendosën të shkonin në shtëpitë e tyre dhe perandori i dërgoi. Por, pasi e kaluan lumin Danub, ndryshuan mendje dhe i dërguan një kërkesë perandorit Herakliu, nëpërmjet guvernatorit ushtarak, që atëherë po e mbante Beogradin, që ai t’u jepte toka të tjera për t’u vendosur. Që nga ajo që tani është Serbia dhe Pagania dhe vendi i ashtuquajtur Zachlumi dhe Terbounia dhe vendi i Kanalitëve ishin nën sundimin e perandorit të Romakëve dhe pasi këto vende ishin shkretuar nga Avarët (sepse ata kishin dëbuar nga ato pjesë romët që tani jetojnë në Dalmaci dhe Dyrrachium), prandaj perandori i vendosi po këta serbë në këto vende dhe ata i nënshtroheshin perandorit të romakëve; dhe perandori solli pleqtë nga Roma dhe i pagëzoi ata dhe i mësoi ata t’i kryejnë veprat e devotshmërisë në mënyrë të drejtë dhe ua shpjegoi besimin e të krishterëve.

(Nga:  In Nomine Jassa Blogosuavs ttps://www.jassa.org/?p=4918)

Historia e Serbëve, pjesa 1

Historia e Serbëve, pjesa 2
The Eastern Roman Empire
The Byzantine Empire
The Danube border.

ATLAS by DRAGAN BRUJIC ,  VODIC KROS SVET BIZANTIJE ( GUIDE THROUGH THE BYZANTINE WORLD)