Demonstratat 1968 | Kushtetuta 1974 | Demonstratat 1981

Pamje nga demonstratat e 1 prillit 1981 në Prishtinë

https://prointegra.ch/1981_pkmlshj_02/

Në diskutimet kushtetuese që u zhvilluan në Kosovë, mospërputhja ndërmjet aspiratave kombëtare të shqiptarëve dhe statusit faktik kushtetues politik të Kosovës u evidencua hapur. Që në mbledhjen e parë të organizuar në Gjakovë, më 18-20 gusht 1968, lidhur me pozitën kushtetuese të Kosovës, juristë, historianë, ekonomistë e intelektualë të tjerë, u përfshinë në një diskutim mjaftë të gjerë për të drejtën e vetëvendosjes.

Demonstratat filluan në Prishtinë, më 27 nëntor 1968, një ditë para përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Demonstruesit ishin kryesisht studentë e nxënës të shkollave të mesme, ata mbanin në duar flamurin kombëtar shqiptar dhe parulla si: “Kushtetutë”. “Vetëvendosje”, “Republikë” etj.. Megjithëse u shtypën, demonstratat e nëntorit 1968 patën rëndësinë e tyre sepse për herë të parë pasluftës u afirmua me forcë kërkesa për republikë.

Kushtetuta e RSFJ (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë) u miratua nga Kuvendi Federativ më 21 shkurt 1974. Disa ditë më vonë secili kuvend krahine e republike miratoi kushtetutën e vet. Kushtetuta e Republikës Socialiste të Serbisë u miratua më 25shkurt, kurse Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës më 28 shkurt 1974, ajo ishte kushtetuta e parë e Krahinës Socialiste e Autonome të Kosovës.

Kushtetuta  e re federative përpunonte më tej zbatimin e parimit të paritetit në funskionimin e shtetit federativ. Në nene të veçanta sanksionohej përfaqësimi me numër të barabartë vetëm për republikat, ndërsa për krahinat autonome përfaqësim i caktuar adekuat. Në kushtetutën e KSA të Kosovës sanksionohej aplikimi i barabartë i gjuhës shqipe me atë serbokroate. Gjykata e Lartë e Kosovës kishte mundësi të konsiderueshme të vepronte e pavarur nga Gjykata e Lartë e Serbisë në territorin e krahinës. Sipas kushtetutës jugosllave, republikat dhe krahinat kishin të drejtë të bashkëpunonin drejtpërdrejt me institucionet e organizatat e shteteve të tjera dhe me organizma të ndryshëm ndërkombëtarë. Pavarësisht nga arritjet, KSA e Kosovës në politikën e jashtme ishte në një shkallë të konsiderueshme e varur nga Republika Socialiste e Serbisë. Sidoqoftë kushtetuta e re e Kosovës kishte shtuar mëvetësinë, pavarësinë, por edhe përgjegjësinë e krahinës për zhvillimin e vet të përbashkët.

Fillimi i shkollimit të të rinjve dhe dalja e kuadrove të para nga Universiteti i Prishtinës, kishte nxitur nacionalizmin serb të pengonte afirmimin politik e shoqëror të KSA të Kosovës. Demonstratat e pranverës së vitit 1981, shpërthyen si protesta sociale, për shkak të cilësisë së dobët të ushqimit e kushteve në konvikte. Studentët nga qendra studentore dolën në rrugët e Prishtinës, disa nga parullat protestuese ishin: “Duam bukë, duam kushte”, “rroftë klasa punëtore”, “Bashkim i të gjitha viseve shqiptare”, “Jemi shqiptarë, jo jugosllavë” etj.. Më pas më 2 prill në Kosovë u vendos gjendja e jashtëzakonshme e cila zgjati deri më 8 prill, jozyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme vazhdoi edhe më gjatë. Në ditët që pasuan në Kosovë u vendosën 45 mijë ushtarë jugosllavë.

Pas përkrahjes së protestave në Kosovë që ua kishte bërë udhëheqja e politike e Shqipërisë, udhëheqësit e Jugosllavisë fajësuan edhe Shqipërinë se kishte nxitur demonstratat irredentiste në Jugosllavi. Udhëheqësit politikë shqiptarë të Kosovës u shkarkuan ose u detyruan të japin dorëheqje. Mbi 300 intelektualë shqiptarë të Kosovës u izoluan për një periudhë 1-3 mujore në qelitë e arrestit. Demonstratat e mars-prillit 1981 u mbytën në dhunë dhe patën kosto shumë të lartë.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e Popullit Shqiptar IV. (Tiranë, toena, 2009), 376-394.


Shifrat kontradiktore për numrin e të vrarëve në demonstrata, tregues të dhunës shtetërore të përdorur mbi demonstruesit, ishin shprehje e faktit të mosinformimit të medias jugosllave dhe bllokimit të krahinës për gazetarët e huaj. Sipas deklaratës së shtypit të Stane Dollancit, numri i të vrarëve ishte 11 (5 demonstrues, 4 qytetarë dhe 2 milicë). Kësaj shifre i referohej gazeta Zëri i Popullit (ZP). Ajo komentonte se “një shërbëtor i tij shqiptar nga udhëheqja e Kosovës tha nëntë. Mesa duket nuk patën kohë të merreshin vesh dhe të binin dakord. Në Kosovë shtypi i huaj flet për qindra të vrarë, qindra të humbur, të plagosur e të arrestuar”. Burime të tjera të pavarura raportonin mbi 300 të vrarë. Mbi dymijë shqiptarë u arrestuan në kohën e demonstratave; ata iu nënshtruan dënimeve deri në 15 vjet. Të tjerë shqiptarë u dënuan më pas me akuzën e organizimit, pjesëmarrjes apo mbështetjes së demonstratave. Pas këtyre ngjarjeve tabloja e jetës së shoqërisë shqiptare në Kosovë paraqitej shumë e errët: u shkarkuan udhëheqësit kryesorë politikë shqiptar; çdo veprim me karakter kombëtar u cilësua si nacionalist dhe u dënua; Universiteti i Prishtinës u godit rëndë; pedagogët dhe intelektualët iu nënshtruan diferencimit politik e ideologjik dhe shumë prej tyre u larguan nga puna, u ndoqën penalisht dhe u burgosën. Ngjarjet e pasngjarjet e pranverës 1981 në Kosovë, mendimi profesional në Shqipëri i kushtëzoi pazgjidhmërisht me dukurinë e qasjes së udhëheqësve serbë, të cilët e shihnin “të ardhmen e Federatës Jugosllave, jo tek federalizimi i mëtejshëm i saj, jo tek liria e barazia e popujve e qytetatërve të saj, por tek dora e fortë e Serbisë e tek centralizmi. Në këtë mënyrë “u jugosllavizua” problemi i Kosovës dhe përballë shqiptarëve të Kosovës u vu gjithë makina shtetërore jugosllave”.

Afërdita Lokaj. Çështja e Kosovës dhe media shqiptare 1981-2000. (Tiranë, Universiteti i Tiranës, 2014), 1. (Disertacion doktorate)


Kryengritja fillon pikërisht në mesditë 

Me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë më 26 nëntor 1968 anembanë Kosovës dhe Metohisë u organizuan demonstratat separatiste të shqiptarëve. Sekretariati i Komitetit Qendror të LK të Serbisë të nesërmen detalisht e informoi Titon për këto trazira.

– Demonstratat – thuhet në informatën e udhëheqësisë më të ngushtë të LK të Serbisë – filluan dje rreth mesditës në Gjilan, e mandej në Ferizaj, Podujevë dhe Prishtinë. Në demonstrata kryesisht morën pjesë një pjesë e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme të kombësisë shqiptare (në Prishtinë rreth 1.000, kurse në vendet tjera prej 100 deri në 300):

‘Demonstruesit brohorisnin dhe mbanin parullat: ‘Republikë’, ‘Vetëvendosje dhe shkëputje’, ‘Duam Kushtetutë’, ‘Rroftë Enver Hoxha’, (diktatori komunist i Shqipërisë), ‘Kërkojmë bashkim me Shqipërinë’ dhe të tjera. Gjatë demonstratave janë thyer vitrinat në dyqane, dritaret në objektet publike, janë rrokullisur automjete dhe autobusë. Gjatë përleshjeve me policinë janë lënduar dhjetëra policë dhe disa demonstrantë. Ka pasur të shtëna me armë nga të dyja palët. Një demonstrues (nxënës) ka humbur jetën.

Qendra e tubimit të protestuesve në Prishtinë ishte Fakulteti Filozofik dhe konviktet e studentëve. Demonstruesit u përpoqën të depërtojnë në Kuvend (të Kosmet-it), Komitetin Krahinor të LK-së dhe në disa objekte tjera publike, por në këtë i parandaluan autoritetet e rendit publik.

Komiteti Krahinor i Lidhjes së Komunistëve dhe udhëheqësitë tjera kanë qenë paraprakisht të informuara që këto demonstrata mund të priten si vazhdim i incidenteve shoviniste që kanë qenë të ditura më heret.

Për koincidencë rrethanash, (shkuarja në festën e AVNOJ-it) pjesa më e madhe e udhëheqësve nga Krahina nuk ishin prezent. Tani pjesa më e madhe e tyre janë atje. Nga Sekretariati i KQ të LK të Serbisë dhe Këshillit Ekzekutiv Republikan, janë dërguar shokët nga Kosova dhe Metohija dhe që nga sonte gjenden atje.’

‘Komiteti Krahinor i LK-së që nga fillimi ka vepruar në mënyrë aktive, duke ndërmarr masa të cilat ia ka lejuar situata e dhënë. Midis tjerash, janë ndërmarrë këto masa – me disa marrëveshje përkatëse: organizimi i komunistëve dhe kolektiveve punuese për t’iu kundërvënë incidenteve shoviniste, publikimi i komunikatës së Këshillit Ekzekutiv Krahinor dhe deklarata e Veli Devës (kryetar i KK të LK të Kosmet-it), përforcimet e milicisë nga rajonet tjera, vendosja e ushtrisë në objekte të caktuara e të tjera.

Gjatë natës së kaluar demonstruesit u larguan nga Fakulteti Filozofik në Prishtinë dhe mbetën në konviktet studentore. Sonte në ora 1 pas mesnate eksplodoi një bombë në çatinë e ndërtesës së Muzeut ‘Miladin Popović’ në Pejë.

Komiteti Krahinor i LK-së sot në ora 4 të mëngjesit e mbajti mbledhjen e vet për shkak të këtyre ngjarjeve. Këshilli Ekzekutiv i RS të Serbisë gjatë ditës do të mbajë një mbledhje dhe do të lëshojë komunikatën e vet sa i përket këtyre ngjarjeve.

Sipas vlerësimeve të Komitetit Krahinor të LK-së, këto demonstrata janë frymëzuar dhe organizuar nga ana e elementeve armiqësorë dhe atë me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit të Shqipërisë (festa kombëtare e Shqipërisë).’

Mendimi unanim i Komitetit Krahinor të Krahinës është se ky është një veprim armiqësor i drejtuar kundër bashkimit dhe vëllazërimit dhe unitetit të popujve në Kosovë dhe Metohi, kundër socializmit vetëqeverisës, kundër rendit kushtetues të Jugosllavisë dhe interesave të popujve të Krahinës dhe Jugosllavisë.

Sekretariati i KQ të LK të Serbisë vlerësoi që duhet pritur incidente shoviniste, sulme në politikën e LK-së për marrëdhëniet e kombeve dhe kombësive dhe përpjekje të elementeve që janë gjykuar në Plenumin e VI dhe XIV të KQ të LK të Serbisë (në të cilët përveç Rankoviqit për shkak të kritikës së shovinizmit shqiptar u anatemuan profesori Jovan Marjanović dhe shkrimtari Dobrica Ćosić)…

Savremena istorija Kosova, Damjan Pavlica

https://pescanik.net/savremena-istorija-kosova/


Kolonizimi i Kosovës në Mbretërinë e Jugosllavisë – Zhvillimi i autonomisë së Kosovës në RSFJ

Në rininë time, unë besoja se Jugosllavia mund të mbijetojë si një shtet multietnik federativ i popujve të barabartë. Kam qenë sinqerisht i përkushtuar projektit jugosllav sipas Kushtetutës së vitit 1974. Ne në një mënyrë kemi qenë krenarë që Jugosllavia është e ndryshme nga të gjitha vendet e tjera të regjimeve të ngurta komuniste, pa kurrfarë lirish dhe me qytetarë të varfër. Ne, qytetarët e Jugosllavisë, kemi jetuar më mirë në çdo aspekt. Mendova se në kuadër të një projekti si ky mund të ishte mirë edhe për popullin tim shqiptar. (politikani kosovar Azem Vllasi)

Shefi i sigurimit jugosllav Aleksandar Ranković u ndërrua në plenumin e Brioneve në vitin 1966. Në të njëjtën kohë, me amendamentet kushtetuese të vitit 1966, krahinave iu njoh statusi i “elementit konstitutiv të federatës”, me çka Kosova fitoi elemente të shtetësisë. Edhepse shqiptarët përbënin popullatën shumicë të krahinës, serbët dhe malazezët ende kishin një numër joproporcionalisht të madh të funksioneve partiake dhe shtetërore, përfshirë këtu edhe kontrollin e policisë lokale dhe forcave të sigurisë. Më njëzet e shtatë nëntor 1968 pati demonstrata masive studentore në Kosovë, të cilat filluan nga Fakulteti Filozofik në Prishtinë. Vetëm pas kësaj, shqiptarë fituan një autonomi të caktuar, përfshirë edhe të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre. Në nëntor 1968, emri i krahinës u ndërrua dhe u bë Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, me çka u hoq Metohija (pronë e manastirit) nga emri.

Me Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1974, Kosova fitoi një autonomi të gjerë dhe statusin e njësisë federative në RSFJ. Me marrjen e një autonomie të mirëfilltë, serbët dhe malazezët nuk ishin më pakica që gjendej në pushtet. Shqiptarët i morrën pozitat udhëheqëse kështu që vie deri tek zëvendësimi i shumë serbëve dhe malazezëve në organet politike, administratë dhe organizata të punës. Me zbatimin e parimit të përfaqësimit etnik, sipas të cilit përqindja e pjesëtarëve të punësuar të një kombi do të duhej të ishte në përputhje me strukturën etnike, shumë serbë dhe malazëzë i humbin vendet e ptyre të punës. Gjatë kësaj, në Kosovë kthehen shumë shqiptarë të dëbuar gjatë periudhës së Mbretërisë, kurse përveç kësaj kishte edhe emigrim ekonomik nga Shqipëria, sepse në Jugosllavi jeta ishte më e mirë. Të përballur me humbjen e vendeve të punës, e shpeshherë edhe me mjedisin armiqësor, serbët fillojnë masovikisht të largohen nga Kosova. Sipas disa vlerësimeve, (New York Times, 12 korrik   1982), gjatë viteve të 1970-a, rreth 57.000 serbë janë shpërngulur nga Kosova. Gjatë atyre viteve, shumë manastirë serbë ankohen për dëmet e shkaktuara nga persona të panjohur, prerje ilegale të pyjeve dhe probleme të ngjashme.

Savremena istorija Kosova, Damjan Pavlica

https://pescanik.net/savremena-istorija-kosova/

“Votimi për revokimin e autonomisë së Kosovës si krahinë e Jugosllavisë më 23 mars 1989 ishte një moment vendimtar që ngjalli rezistencën politike, ndezi përplasjet ndëretnike dhe i hapi rrugën konfliktit të armatosur të viteve ’90.”




Shpallja në gazetë zyrtare e Kushtetutës së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e cila i avancoi të drejtat e shqiptarëve më 1974

Pamje nga demonstratat e vitit 1981 dhe gjykimi i organizatorëve të demonstratave në gjykatat jugosllave

Një nga pllakatet e botuara në shtypin ilegal, revista “Liria”, 1981




Dushan Ristiq, funksionar i lartë serb në Kosovë, i paraqitur në vizatim

Gjyqi ndaj anëtarëve të organizatave ilegale i paraqitur në gazetën “Rilindja”

https://prointegra.ch/1981_pkmlshj_02/

Paraqitja e protestave të vitit 1981, në gazetat gjermane.

7

Naim Krasniqi. Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë sipas shtypit gjerman. (Prishtinë, SAS, 2011)

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, 10 korrik 1982 (nga e djathta në të majtë): Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Gani Sylaj, Nezir Myrtaj dhe Berat Luzha.

http://rtvzeri.com/dosje/demostratat-e-1981ngjarje-qe-ndryshuan-rrjedhen-e-historise-foto/

Fatmir Lama. Demonstrata 1968 dokumentar.

Leonard Kerquki. Dosja 81 dokumentar.