Shpronësimi e shpërngulja e shqiptarëve dhe kolonizimi me sërbë

Kolonizimi i viseve jugore
Dekreti për Kolonizimin e Viseve Jugore, për të cilin folëm paraprakisht sot hyn në fuqi. Për zbatimin e tij Ministrisë së Reformës Agrare i është miratuar kredi prej 20 milionë dinarë. Kështu më në fund çështja e tejzgjatur është hequr nga rendi i ditës. Por krahas gjithë kësaj, interesimi i atyre që dëshironin dhe kërkonin t’i popullojnë këto vise duket se u zvogëlua plotësisht, duke gjykuar sipas numrit të vogël të kërkesave për kolonizim. Gjithashtu as numri ipersonave tanimë të vendosur nuk ishte aq i madh, mbi të gjitha rreth katërmijekatërqind persona. Deri tani kryesisht kolonët janë shpërndarë në rrafshinën pjellore të Metohisë, pastaj në Kosovë dhe më në fund të rrethinën e Kumanovës dhe të Tetovës. Përpjekja për vendosjen në vendet e kultivimit tëvreshtave rreth Tikveshit dhe rrethinës së Bregallnicës nuk pati sukses për shkak të malaries që atje është e shpeshtë dhe e fuqishme. Gjithashtu as zonat e populluara me popullsi me element të pastër shqiptar nuk ishte e mundur që të kolonizohen. Kolonët e gjertanishëm në viset jugore tanimë i kanë themeluar kooperativat e tyre bujqësore, të cilat ishin paraparë me dekretin e mëhershëm. Edhe më tej këtyre kooperativave do t’u ndahet ndihmë në këste dhe nga 100 mijë dinarë por me kusht që kreditë e ndara të shpenzohen për ato qëllime që janë paraparë me dekret. Në rast të kundërt, dhënia e ndihmës do të ndërpritet. E njëjta gjë vlen për kolonët e rinj, të cilët krahas kooperativave bujqësore dhe të Vardarit, duhet të themelojnë dhe bashkësi agrare, të cilave Ministria e Reformës Agrare do tua garantojë pagesën e kredive të shpenzuara. 
Gazeta “Politika”, Beograd, 20 nëntor 1920
Rrëfimi i një plake
Rrëfimi i një plake Rrëfimi i plakës së quajtur Melika Akbad, e cila gjatë intervistës ishte 103 vjeç: “… Erdha në Turqi kur isha 7 vjeç. Erdhëm me anije në të cilën lindi motra ime. Kur erdhëm te ferma që na u dha shteti turk, kishim frikë se atje do të mendojnë se jemi shkije (sllavë-krishterë). Vuajtëm shumë sepse nuk kishim çka të hamë. Nëna na përgatiste gjellë vetëm nga qepa, pa aspak kripë, vaj ose fruta, dhe kështu na ushqente të tre motrave. Në fillim shteti na jepte vetëm një pjatë të vogël me miell misri ose gruri. Disa gra kishin mbetur pa bura, qoftë për shkak se kishin vdekur ose sepse shteti i kishte çuar në detyra të ndryshme. Pas një kohe ishim të detyruar të shpërngulemi dhe tre vite jetuam në xhami…” https://youtu.be/mBfPZgvNxXQ (downloaded November 25, 2012)

Problemi i Zhvendosjes së Shqiptarëve nga Jugosllavia

Përvoja e dëbimit dhe emigrimit të shqiptarëve nga Serbia para vitit 1920 shihej si shembull për politikën e mëvonshme në Jugosllavi. Dimitrije Bogdanoviç argumenton se largimi i turqve dhe shqiptarëve muslimanë nga Serbia në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe gjatë luftërave ballkanike ishte spontan. Ata u larguan sepse nuk ishin të sigurt të jetonin nën sundimin e krishterë dhe për shkak se kishin frikë nga hakmarrja. Ndërmjet viteve 1910 dhe 1920 reduktimi i popullsisë ishte kryesisht për shkak të emigrimit të shqiptarëve dhe jo humbjeve në luftëra. Numrat e përfshirë ishin relativisht të vegjël, rreth 40,000 nga 1921. Autoritetet turke ishin bashkëpunëtorë për të ndihmuar në lehtësimin e largimit të popullsisë shqiptare.

Dimitrije Bogdanovic, Knjiga o Kosovu, 1986