Pse kjo uebfaqe?

New Perspektiva e ka krijuar këtë uebfaqe me metodologji shumë-perspektivëshe për dy arsye kryesore:

  1. Kosova është shoqëri multietnike dhe sërish mësimdhënia/të mësuarite historisë në shkolla bazohet në një qasje të vetme nacionale. Kjo qasje rrezikon t’i largojë komunitetet edhe më shumë dhe nuk e nxitë integrimin më të madh dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Metodologjia shumë-perspektivëshe do ta adresojë këtë qasje që është e gjymtë për nxënësit në shkolla.
  2. Metodologjia shumë-perspektivëshe e mësimdhënies/të mësuaritsë historisë i aftëson nxënësit ta vënë në pyetje dhe analizojnë historinë nga një perspektivë më e gjerë. Nga ana e saj, kjo metodologji i zhvillon ata si qytetarë më të përgjegjshëm. Ata mësojnë t’i dallojnë faktet prej interpretimeve. Nuk e shohin historinë si diçka që duhet të memorizohet – të memorizosh nuk është të mendosh.